Rusia “nuk po i braktis planet e saj për të rrethuar” kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ka thënë ushtria e Ukrainës në përditësimin e saj të fundit mbi zhvillimet kryesore të fushëbetejës.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se “forcat e tij të mbrojtjes po zmbrapsin dhe frenojnë” ofensivën ruse “në të gjitha drejtimet”, transmeton portal arbresh.info
Në deklaratë thuhet se “”forcat pushtuese humbën aftësinë e tyre luftarake” dhe se po sjellin rezervat e tyre.
Mercenarët rusë “ka të ngjarë të vendosen për të luftuar në Ukrainë”
Ukraina akuzoi gjithashtu fqinjin e saj verior, Bjellorusinë, se ka ndihmuar Rusinë me karburant dhe lubrifikantë, dhe gjithashtu ka lejuar Moskën të përdorë hekurudhat dhe fushat ajrore të vendit.
Rusia dhe Bjellorusia nuk e kanë komentuar publikisht deklaratën e Ukrainës, e cila nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur./bbc/arbresh.info/
Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700...
“Nuk kanë asnjë arsyetim”, Kusari-Lila dënon gju...
Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses lidhur me dekretin e...
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...