Rusia ka nisur sulmin brenda natës në Odesa pasi Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë për herë të parë se ai është i hapur për bisedime dypalëshe me Ukrainën.
“Ne kemi folur gjithmonë për këtë, se kemi një qëndrim pozitiv ndaj çdo nisme paqësore. Shpresojmë që përfaqësuesit e regjimit të Kievit të ndihen në të njëjtën mënyrë” ka theksuar Putin.
Komentet e tij u pasuan nga forcat ruse që nisën një sulm masiv me dron gjatë natës në qytetin port të Ukrainës në Detin e Zi, Odesa, i cili, sipas zyrtarëve lokalë, plagosi tre persona dhe dëmtoi shumë ndërtesa banimi.
Ndryshimi i retorikës së Putinit për bisedimet e armëpushimit erdhi pasi përfaqësues nga Ukraina, Britania e Madhe, Franca dhe SHBA do të takoheshin nesër në Londër për të biseduar për një marrëveshje të mundshme armëpushimi.
Presidenti ukrainas, Zelensky ndërkohë nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë komenteve të Putin, por u shpreh se ishte i gatshëm për çdo bisedë që mund të garantonte sigurinë e civilëve. “Ukraina ka nevojë për një përgjigje të qartë nga Moska nëse kjo e fundit do të dakordësohet për të ndalur sulmet ndaj infrastrukturës civile”, ka thënë ai.
Që nga nisja e pushtimit, rus të Ukrainës, në shkurt të 2022-it, mes dy palëve në luftë nuk ka patur bisedime të drejtpërdrejta. Propozimi i Putin për bisedime të drejtpërdrejta vjen pasi të dy palët akuzuan njëra tjetrën për shkeljen e armëpushimit për Pashkë që u njoftua të shtunën nga presidenti rus, dhe që tashmë ka skaduar.
Zelensky pretendoi se që nga orët e para të së dielës trupat ruse e shkelën rreth 3 mijë herë këtë armëpushim, ndërsa Rusia akuzoi Ukrainën për lëshimin e qindra dronëve ndaj territorit të saj./rtsh.al/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...