Trupat ruse kanë bombarduar me intensitet mbrëmjen e së premtes qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv.
Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tym e flakë në këtë zonë.
Vitaliy Kim, kreu i rajonit, tha se po luftohet për të zmbrapsur trupat ruse.
Heavy Russian shelling reported tonight in the city of Mykolaiv in southern Ukraine. pic.twitter.com/3l6sa2GJRl
— Kyle Glen (@KyleJGlen) March 11, 2022
Sipas tij, bombat kanë goditur kudo, pa diferencim, duke përfshirë edhe një lokal dhe pallat.
Sonte, zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka akuzuar forcat ruse për shkelje të armëpushimit dhe për shënjestrimin e njerëzve që po evakuohen nga qytetet që janë duke u bombarduar.
Në një adresim përmes videos të postuar të premten, Iryna Vereshchuk, tha se bombardimet kishin penguar evakuimet nga qyteti Mariupol, ku një maternitet u bombardua këtë javë si dhe nga kryeqyteti ukrainas, Kiev.
Edi Rama mbledh kabinetin qeveritar me ministrat e rinj
ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte
Konjufca takon ambasadoren finlandeze, flasin për njohjen e ...
ZPS: Thaçi kishte shënjestër dëshmitarët që i shihte si kërc...
Ragmi Mustafi vazhdon si Këshilltar Politik i Kurtit për Lug...
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore