Një tjetër qytet ukrainas tashmë ka rënë në duart e ushtrisë ruse, raportojnë mediat ruse.
Trupat ruse kanë avancuar në qytetin Nova Kakhovka, ose Kakhovka e Re, transmeton portal arbresh.info
Qyteti i vogël është i vendosur në mënyrë strategjike në Dnieper, i cili furnizon drejtpërdrejt gadishullin e Krimesë me kanale uji, shkruan BBC.
Kryebashkiaku i saj Volodymyr Kovalenko thuhet se ka thënë se trupat ruse kanë kapur komitetin ekzekutiv të qytetit dhe kanë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesat.
Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë një nga më të suksesshmit deri më tani, me forcat ruse që kërcënojnë Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol./arbresh.info/
https://twitter.com/Kryreth/status/1497817664630267904
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...