Rusia ka dëbuar 60 diplomatë amerikanë dhe ka mbyllur konsullatën amerikane në Shën Petersburg si përgjigje ndaj veprimit të SHBA në rastin e helmimit të agjentit të dyfishtë në Britani.
Lëvizjet u njoftuan nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, transmeton portali arbresh.info.
Kjo vjen në mes të një tensioni mbi sulmin me agjentë nervorë ndaj ish spiunit rus dhe bijës së tij në Britani të Madhe.
Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia, u gjetën të pavetëdijshëm në një stol në Salisbury, Wiltshire, Anglia jugore, më 4 mars.
Më shumë se 20 vende kanë dëbuar të dërguarit rusë, në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar./Arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...