Qeveria ruse ka thënë që mbështet Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, kjo pasi që Donald Trump pritet të njoftojë tërheqjen e SHBA-ve nga dakordi historik, raporton Reuters.
Kremlini gjithashtu tha se marrëveshja, e cila kërkon të kufizojë ngrohjen globale në afërsisht 1.5 gradë Celsius të jetë e mundur, do të ishte më pak efektive pa pjesëmarrjen e vendeve të mëdha, transmeton portali arbresh.info.
Disa media lajmesh në SHBA kanë raportuar se Trump ka në plan të heqë Marrëveshjen e Parisit, të cilën Barak Obama e sugjeroi që një ditë mund të shikohet si momenti “më në fund vendosëm ta shpëtonim planetin”.
Duke folur disa orë përpara njoftimit zyrtar të Presidentit të SHBA, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha në një konferencë telefonike me gazetarët: “Presidenti (Vladimir) Putin nënshkroi këtë konventë në Paris. Rusia i jep rëndësi të madhe asaj.
“Në të njëjtën kohë, është e qartë se efektiviteti i kësaj konvente ka gjasa të reduktohet pa pjesëmarrësit kryesorë të saj”./Arbresh.info
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...