Rusia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për një nga aleatët e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, Leonid Volkov, i cili aktualisht ndodhet jashtë Rusisë.
Volkov u ka kërkuar rusëve që të mblidhen afër shtëpive të tyre për një protestë të shkurtër të Ditës së Shën Valentinit këtë fundjavë, duke ndezur dritat e telefonit celular dhe qirinjë në forma zemre, me qëllim të tërheqjes së vemendjes nëpër mediat sociale, transmeton portali arbresh.info, duke cituar agjencinë e lajmeve Rueters.
Dhjetëra mijëra kanë dalë në rrugë javët e fundit për të protestuar kundër burgimit të Navalny, një kritik i shquar i Presidentit Vladimir Putin, i cili thotë se ai po përndiqet për arsye politike./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...