Katër reketa balistike janë lëshuar nga Rusia në Detin e Bardhë, duke qenë rasti i parë që prej Luftës së Ftohtë, që katër raketa lëshohet njëkohësisht.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, nëndetësja bërthamore Yuri Dolgoruky ka testuar me sukses këto raketa. Pamjet e lëshimit të raketave janë publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme, Ukraina ka testuar sistemin e raketave “Xhejvelin”, për herë të parë, që kur u pajis me armatime nga Shtetet e Bashkuara për t’u mbrojtur në konfliktin me separatistët pro-rusë.
Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se raketat “Xhejvelin” nuk mund të përdoren për të marrë territor, por Rusia është e mendimit se furnizimi i saj do të ndikojë në destabilizimin e mëtejshëm të situatës dhe do të inkurajojë përdorimin e forcës./Top Channel



Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt