Ministria ruse e mbrojtjes ka kërcënuar se “do të kryejë sulme në qendrat vendimmarrëse, përfshirë ato në Kiev”.
Zëdhënësi kryesor Igor Konashenkov tha se Ukraina do të përballej me sulmet nëse nuk ndalonte “aktivitetet subversive dhe sulmet” në Rusi, shkruan sky, transmeton portal arbresh.info
Rusia më herët tërhoqi trupat nga rajoni i Kievit pas një përpjekjeje të dështuar për të marrë qytetin, por ajo ende mund të kryejë sulme ajrore me rreze të gjatë.
Konashenkov tha se Forcat Ajrore Ruse kishin shkatërruar objektiva ushtarake në Ukrainë “duke përfshirë një post komandimi, tre depo me armë artilerie raketore dhe gjashtë grupime të pajisjeve ushtarake ukrainase”./arbresh.info/
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin...
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën t...
Presidenti Begaj pret me ceremoni Princin dhe Mjeshtrin e Ma...
Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Po dëshirojnë ta...
Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre perso...