Finlanda dhe Suedia do të bëhen “shënjestra” për Moskën nëse anëtarësohen në NATO, paralajmëroi ambasadori rus në Stokholm.
Ambasadori ruse në Suedi, Viktor Tatarintsev tha se pas pranimit të tyre në aleancën ushtarake, ‘gjatësia totale e kufijve midis Rusisë dhe NATO-s pothuaj do të dyfishohet’.
“Nëse dikujt ende i duket se kjo do të përmirësojë disi sigurinë e Evropës, jini të sigurt se anëtarët e rinj të bllokut armiqësor do të bëhen një objektiv legjitim për masat hakmarrëse ruse, përfshirë ato të natyrës ushtarake”, shtoi ai.
Kjo nuk është hera e parë që Rusia kërcënon dyshen nordike, që prej kohës që ata paraqitën oferta për t’u bashkuar me NATO-n, muajin e kaluar. Kujtojmë që më parë Finlanda dhe Suedia kishin qëndrime neutrale, por kjo ndryshoi pas pushtimit.
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...