Rusia dhe Irani, aleatë të Damask-ut dhe Turqisë mbështetës të rebelëve sirianë demonstruan sot se po marrin në shqyrtim çështjen siriane, duke bërë thirrje për armëpushim, në një tryezë të përbashkët bisedimesh pa praninë e SHBA-së.
Pas diskutimeve tripalëshe në Moskë mes ministrave rusë, turq dhe iranianë të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, kreu i diplomacisë ruse, Sergueï Lavrov, i rrethuar nga homologët e tij dha një deklaratë të përbashkët për Sirinë.
“Ministrat ranë dakort mbi rëndësinë e zgjerimit të regjimit të armëpushimit, për të garantuar një qasje pa vështirësi në planin e ndihmës humanitare dhe të lëvizjes së lirë të popullatës në territorin sirian”, njoftoi Lavrov sipas deklaratave të transmetuara në televizion. Të tre shtetet që u takuan pa praninë amerikane apo evropiane duke vënë theksin se janë të gatshëm për të qenë “garantues” i negociatave të paqes mes regjimit sirian dhe opozitës, gjithnjë sipas Lavrov.
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...