Zyrtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë shprehur shqetësimin se Rusia po shkel sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut.
Kjo pasi Moska ka pajisur me leje pune rreth 10 mijë koreano-veriorë, që nga shtatori i vitit të kaluar dhe deri tani, sipas burimeve të ministrisë së Brendshme ruse.
OKB-ja ka miratuar një paketë sanksionesh, që ndalon pajisjen me leje pune të koreano-veriorëve, për të shmangur hyrjen e parave nga remitancat në shtetin diktatorial.
Ky sanksion, bashkë me shumë të tjerë, u vendosën për t’i bërë presion Penianit, që të heqë dorë nga programi bërthamor, që vijon ta zhvillojë ende edhe sot.
Ministria e Jashtme ruse nuk dha asnjë koment për shqetësimin e Kombeve të Bashkuara, ndërsa për këtë çështje reagoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Është absolutisht e qartë se Rusia duhet të bëjë më shumë. Rusia thotë se dëshiron marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara, kështu që Moska duhet të provojë se duke bashkëpunuar me ne, duke mos punuar kundër nesh, për këtë kërcënim urgjent për të gjitha kombet”, tha zëdhënësi i DASH-it.
Aktualisht vlerësohet se koreano-veriorët që punojnë në Rusi, dërgojnë në shtetin e tyre rreth 150-300 milionë dollarë çdo vit.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...