Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi sot heqjen e të gjitha sanksioneve tregtare të vendosura pasi Ankaraja sulmoi një avion ushtarak rus në vitin 2015.
“Ju keni kërkuar kur mund të flisnim për heqjen e sanksioneve të vendosura disa kohë më parë. Ne mund të flasim sot”, deklaroi Putin në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Kemi arritur një marrëveshje për një zgjidhje të plotë për të gjitha problemet që lidhen me sanksionet”, shtoi ai.
Marrëdhëniet turko-ruse ishin përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme kur turqit sulmuan një avion luftarak rus mbi Siri në nëntor të vitit 2015, një gjest i cilësuar në atë kohë nga Putin si “goditje me thikë pas shpine”.
Pas këtij incidenti, Moska u kundërpërgjigj me vendosje të një sërë sanksionesh kundër Ankarasë si një embargo për prodhimet ushqimore, një ndalim të fluturimeve çarter dhe rikthimin e vizave për turistët turq që shkonin në Rusi.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...