Disa pamje të publikuara në YouTube duket se tregojnë shpërthime pranë stacionit më të madh bërthamor në Europë.
Kryetari i qytetit të afërt të Energodar ka thënë se uzina është në flakë pasi u sulmua nga trupat ruse, shkruan sky, transmeton portal arbresh.info

“Si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme të armikut të ndërtesave dhe njësive të termocentralit më të madh bërthamor në Europë, termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është në zjarr”, tha kryetari Dmytro Orlov në kanalin e tij Telegram.
Më herët, autoritetet ukrainase raportuan se ushtria ruse po shtonte përpjekjet për të kapur uzinën në juglindje të Ukrainës dhe se kishte hyrë në Energodar me tanke./arbresh.info/
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës