Një kopsht fëmijësh privat në lagjen Kholodnohirskyi të qytetit të Kharkivit u godit drejtpërdrejt gjatë një sulmi të fundit rus.
Në vendin e ngjarjes shpërtheu zjarr, si pasojë e goditjes, njoftoi kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov.
Ai bëri me dije se disa fëmijë që ndodheshin brenda kopëhtit janë lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht, deri tani nuk ka njoftime për humbje jete, por situata mbetet e ndjeshme dhe po monitorohet nga autoritetet lokale.
Kharkivi po përballet aktualisht me një valë të re sulmesh të organizuara nga dronët rusë, të cilët po godasin zona të ndryshme të qytetit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët.
Autoritetet e qytetit kanë bërë thirrje për ruajtje të qetësisë dhe respektim të masave të sigurisë civile.
Ngjarja e fundit është një tregues i qartë i rrezikut të vazhdueshëm ndaj civilëve, përfshirë edhe fëmijët, në këtë qytet të përfshirë në konflikt.
Komuniteti ndërkombëtar është duke ndjekur me shqetësim situatën dhe po kërkon mënyra për të ndihmuar popullsinë civile të prekura nga kjo luftë. /Telegrafi/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...