Ashtu siç ishte paralajmëruar prej kohësh nga ekspertët e sigurisë, lufta në Ukrainë duket se nuk do të ketë një përfundim të afërt.
Këtë gjë e forcon edhe më shumë dekreti i fundit i presidentit rus, Vladimir Putin i cili shpall rekrutimin në ushtri të 147 mijë personave gjatë pranverës.
Sipas kreut të Kremlinit, ky forcim i radhëve të ushtrisë ruse është i përvitshëm, ndërkohë që vetëm në shtator 120 mijë rusë të tjerë iu bashkuan forcave të armatosura.
Në Rusi, të gjithë burrat e moshës 18 dhe 27 vjeç janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak për një vit, ose trajnimin ekuivalent gjatë kohës kur ndjekin arsimin e lartë./A2
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora