Në një fjalim të drejtpërdrejtë drejtuar udhëheqësve perëndimorë këtë mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për më shumë mbështetje për Ukrainën.
Por, përveç kësaj, ai ka paralajmëruar se Rusia mund të synojë pjesë të tjera të Evropës, shkruan Sky News.
“Ne ende mund të ndalojmë makinën ruse të luftës, ne ende mund të ndalojmë vrasjen e njerëzve”, tha ai, duke argumentuar se do të ishte “më e lehtë për ta bërë atë së bashku”.
“Sepse përndryshe, ata do të vijnë tek ju”.
Zelensky shtoi se nëse Evropa nuk merr një qëndrim tani, Rusia do të synojë vendet e tjera evropiane.
“Ne të gjithë jemi objektivat e Rusisë… ndihmojeni veten duke na ndihmuar ne”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...