Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka udhëtuar në ishullin turistik të Indonezisë, Bali, për një takim të ministrave të jashtëm të G20. Mbledhja e G20 do të zgjasë deri të premten në zonën Nusa Dua të Balit, ndërsa diplomatët e huaj mbërriten në ishullin tropikal për takimin, shkruan The Guardian.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se Rusia nuk duhet të lejohet të përdorë takimin e G20 si një platformë duke pasur parasysh luftën e saj në Ukrainë.
“Është në interesin e të gjithëve që ne të sigurojmë që e drejta ndërkombëtare të respektohe. Ky është emëruesi i përbashkët”, tha Baerbock në një deklaratë.
Ky është takimi i parë ballë për ballë midis ministrit të Jashtëm të Presidentit Vladimir Putin, Lavrov dhe disa prej kritikëve më të mëdhenj të Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës.
Grupi i 20 përfshin vendet perëndimore që kanë akuzuar Moskën për krime lufte në Ukrainë dhe kanë vendosur sanksione, por edhe vende si Kina, Indonezia, India dhe Afrika e Jugut. Diskutimi për energjinë dhe sigurinë ushqimore janë në rendin e ditës në takimin dy-ditor, me Rusinë të akuzuar për nxitjen e një krize globale ushqimore dhe përkeqësimin e inflacionit duke bllokuar dërgesat e drithërave ukrainas.
Rusia ka thënë se është e gatshme të lehtësojë eksportet e grurit./arbresh.info/
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...