Ndërsa në Evropë kostot e energjisë rriten, Rusia po djeg sasi të mëdha gazi natyror të mbetura stok si pasojë e sanksioneve të Perëndimit, të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.
Ekspertë të cituar nga BBC deklarojnë se, sasia e lëndës djegëse ishte parashikuar të eksportohej në Gjermani dhe theksojnë se asgjësimi tregon se Moska ka mbetur pa treg për hidrokarburet e saj.
Rasti i parë i djegies së gazit është konstatuar në një impiant në kufirin që ndaj Rusinë nga Finlandën, banorët e të cilës konstatuan ditë më parë re të mëdha tymi.
Sipas burimeve të cituara nga rrjeti informativ britanik, në impiantin në fjalë po digjet çdo ditë 4.4 milionë metër kub gaz, me vlerë 10 milionë dollarë.
Sasia në fjalë vjen nga gazsjellësi “Rrjedha e Veriut 1”, që çon gaz në Gjermani përmes tubacioneve të vendosura nën sipërfaqen detare.
Furnizimet përmes gazsjellësit në fjalë janë ndalur që prej gjysmës së korrikut, me palën ruse që fajëson probleme teknike. Por autoritetet gjermane thonë se bëhet fjalë për një lëvizje politike, si pasojë e pushtimit të Ukrainës.
Nga ana tjetër, djegia e gazit rus ka shqetësuar edhe shkencëtarët, që druhen se volumi i lartë i dioksidit të karbonit që çlirohet prej saj mund të intensifikojë shkrirjen e akujve në Arktik. /euronews
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...