Ministria e Jashtme e Rusisë bëri të ditur se është arritur marrëveshje për vazhdimin e kontakteve me Turqinë lidhur me çështjen e krizës në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria thuhet se ekspertët rusë dhe turq u konsultuan dje në kryeqytetin rus, Moskë lidhur me Libinë.
“Pas shkëmbimit të pikëpamjeve u arrit një marrëveshje për vazhdimin e kontakteve lidhur me problemet në Libi, përfshirë edhe sigurimin e ndihmës së mundshme për zgjidhjen sa më parë të krizës në Libi”, thuhet në deklaratë lidhur me takimin e zhvilluar nga delegacioni turk i kryesuar nga nga zv.ministri turk i Punëve të Jashtme, Sedat Önal dhe delegacioni rus i kryesuar nga Mihail Bogdanov, përfaqësuesi special i presidentit Vladimir Putin për vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Një delegacion nga Ministria e Jashtme e Turqisë dje zhvilloi takime në Moskë lidhur me çështjen e Sirisë dhe Libisë.
Pakistani e Afganistani shpallin armëpushim për Bajramin pas...
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji