Japonia pretendon këto ishuj dhe kjo mosmarrëveshje ka penguar deri tani dy vendet të nënshkruajnë një traktat paqeje.
“Terreni ynë kryesor përqendrohet në përpjekjet e konsiderueshme të drejtuesve tanë me qëllim për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga dy krahët për këtë mosmarrëveshje territoriale”, deklaroi Serguei Lavrov pas një takimi me Kishida.
“Për çështjen e traktatit të paqes, ne do të dëshironim të arrinim një rezultat që do të përshëndetej nga popujt e Japonisë dhe Rusisë”, konfirmoi Kishida.
Kreu i diplomacisë japoneze shtoi se dëshironte negociata dinamike me qëllim për të zgjidhur përfundimisht çështjen e sovranitetit të katër ishujve.
“Ne kemi interes të zgjidhim këtë problem që po zgjat prej shumë kohësh”, theksoi Lavrov duke pranuar se nuk ishte e thjeshtë të pajtosh qëndrimet e ndryshme të palëve, transmeton atsh.
Këto takime u zhvilluan dy javë para një vizite të presidentit rus parashikuar më 15 dhjetor në Yamaguchi, në perëndim të Japonisë.
Bëhet fjalë për vizitën e parë në Japoni të Vladimir Putinit që prej vitit 2005.
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...