Ministria e Jashtme ruse ka vendosur të dëbojë 23 diplomatë britanikë nga vendi, duke i shpallur persona non grata.
Ministria gjithashtu ka shtuar që aktiviteti i British Council në Rusi është pezulluar për shkak të mungesës së rregullimit të duhur, që ka të bëjë me statusin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Vendimi vjen pasi ministri i jashtëm rus ftoi ambasadoren britanike Laurie Bristow për sqarim.
Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar u përkeqësuan në dy javët e fundit pasi ish-oficeri rus i inteligjencës Sergei Skripal dhe vajza e tij u gjetën të pavetëdijshëm në një qendër tregtare në Salisbury./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër