Rusia ka dalë kundër rezolutës së propozuar nga përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit, në mbledhjen urgjente që po mbahet të premten.
Pas veprimit të përfaqësuesit rus në Këshillin e Sigurimit, një fjalim të fuqishëm ka mbajtur ajo e Britanisë së Madhe, Dame Barbara Woodward, e cila e ka quajtur Rusinë vend të izoluar.
“Rusia votoi kundër një rezolute që synon ndalimin e luftës, rezoluta nuk është miratuar vetëm për shkak të vetos së vetme të anëtarit të përhershëm të këtij Këshilli. Rusia është e izoluar, nuk ka mbështetje për pushtimin e Ukrainës. Historia do të kujtojë se si votuam sot. Mbretëria e Bashkuar qëndron në mbështetje dhe do të mbajë Rusinë përgjegjës për agresionin”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...