Partia e Nismës Civile në Rusi zyrtarsht e ka nonimuar gazetaren dhe personalitetin televiziv, Ksenia Sobchak, për kandidate në zgjedhjet presidenciale, që mbahen vitin e ardhshëm, e në të cilat gjërësisht pritet fitore e presidentit aktual, Vladimir Putin, edhe për një mandat tjetër gjashtëvjeçar.
Ky vendim i sotëm i kongresit të kësaj partie, u bë pas deklaratës së gazetares Sobchak, që është e bija e Anatoly Sobchakut, prefekt reformist i qytetit Shën Petersburg në fillim të viteve të 90-ta, dhe mentor i zotit Putin, se ajo syon të nominohet për të qenë kandidate në zgjedhjet presidenciale, që mbahen m 18 mars të vitit të ardhshëm.
Sobchak, 36 vjeçare, që ndonjëherë cillsohet si Paris Hilton e Rusisë, për paraqitjet e saj në emisionet reale televizive, që janë komsideruar si tejet kundërthënëse, është shprehur se dëshiron që sistemin politik të vendit të saj ta bëjë më të hapur dhe demokratik.
Ajo i kishte zemëruar disa mbështetës të Kremlinit duke thënë se Krimeja është juridikisht pjesë e Ukrainës, megjithqë është aneksuar nga Rusia./Radio Evropa e Lirë
Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nig...
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare