Një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në pengmarrjen e vitit 2002, në një teatër në Moskë është dënuar me 19 vjet burgim.
Gjykata rajonale ushtarake e Moskës, ka njoftuar për vendimin ndaj Khasan Zakayev, i cili ka ndihmuar militantët çeçenë gjatë sulmit në teatrin Dubrovka.
Zakayev ishte arrestuar në mars të 2015-ës. Ai ishte deklaruar “pjesërisht” fajtor, duke pranuar se ka transportuar armë në Moskë, pak para se sulmi të ndodhte. Por ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se për çfarë arsye do të përdoreshin ato armë.
Militantët e ndërprenë një shfaqje në teatër më 22 tetor dhe morrën peng të gjithë audiencën.
Të gjithë pengmarrësit u vranë kur forcat speciale ruse lëshuan një agjent kimik dhe më pas hynë në ndërtesën e teatrit më 26 tetor.
Një OJQ që avokon për të drejtar e viktimave dhe të familjarëve të tyre thotë se 174 pengje po ashtu vdiqën, shumica prej tyre për shkak të mungesës së trajtimit mjekësorë pasi ata kishin thithur gazin toksik.
Shumë pengje u ngufatën pasi u tërhoqën jashtë ndërtesën dhe u lanë të pavetëdijëshëm të shtrirë në tokë.
Zyrtarët rusë kanë thënë se nga sulmi në teatrin e Moskës, kanë vdekur 130 pengje.
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...