Avioni i pasagjerëve Boeing 737-800 bëri ulje të detyruar në Syktyvkar të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Komiteti Hetues i Rusisë, avioni po fluturonte nga Mirny në Moskë. Ky ishte avioni i kompanisë “Alrosa” ku ndodheshin 157 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Ata thanë se ulja e detyruar u bë për shkak të një defekti në motor.
Nuk pati të lënduar.
Autoritetet e Federatës Ruse mbyllën hapësirën ajrore kombëtare për fluturimet e avionit të pasagjerëve Boeing 737 Max.
Kreu i Zyrës Federale të Rusisë të Aviacionit (Rosaviatsiya) Aleksandr Neradko më parë njoftoi se hapësira ajrore ruse për sigurinë e pasagjerëve deri në urdhrin e radhës do të mbyllet për fluturime komerciale të avionit Boeing 737 Max 8 dhe Boeing 737 Max 9.
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...