Vizitorët në kështjellën e Drakulës po marrin vaksina në vend të kafshimeve pasi është ngritur një qendër vaksinash Covid-19 në këtë vend.
Mjekët me afishe dhëmbësh po ofrojnë vaksina Pfizer për këdo që viziton Kalanë e Branit, të shekullit të 14-të, në Rumaninë qendrore, raporton BBC.
Është pjesë e një përpjekje qeveritare për të inkurajuar më shumë rumunë që të vaksinohen.
Disa besojnë se kështjella ishte frymëzim për strofullën e vampirit në romanin ikonik të Bram Stoker, “Drakula”.
Rumania ka regjistruar më shumë se një milion infektime që nga fillimi i pandemisë dhe gati 29,000 vdekje, përcjell arbresh.info.
Kalaja e Branit shpreson që nisma e saj unike do të ndihmojë në rritjen e numrave të vaksinimit. Gjatë çdo fundjave në maj, çdokush mund të paraqitet pa rezervim për të marrë një vaksinë, dhe ata gjithashtu marrin hyrje falas në ekspozitën e kalasë, ku mund të shohin 52 instrumenteve të torturës mesjetare./arbresh.info/

Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...