Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e zhvilloi një bisedë me homologët e tij evropianë në lidhje me përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit të hënën vonë.
Rubio bisedoi me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha, ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit në një deklaratë.
Ministri ukrainas Sybiha tha se Ukraina është mirënjohëse ndaj Rubios për përpjekjet e tij dhe ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për “udhëheqjen e tij drejt arritjes së paqes”.
Ai shtoi se garancitë e sigurisë për Ukrainën janë thelbësore.
“Unë përsërita qëndrimin e Ukrainës se garancitë e sigurisë duhet të jenë konkrete, juridikisht detyruese dhe efektive. Ato duhet të jenë shumëdimensionale, duke përfshirë nivele ushtarake, diplomatike, juridike dhe të tjera”, shkroi Sybiha në X.
“Të gjithë ndajmë bindjen se ushtria ukrainase është niveli themelor i çdo garancie të tillë, prandaj forcimi maksimal i saj është prioriteti ynë kryesor”, shtoi ai.
Trump, pas takimeve të ndara me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe më vonë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe me liderët evropianë, i ka kërkuar Rubios të udhëheqë bisedimet për ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën./rel
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...