Në nivel global, është regjistruar rritja më e madhe javore e rasteve të infektimit me Covid-19, ka bërë të ditur OBSH.
Sipas OBSH-së, në një javë u regjistruan 9.5 milionë raste të reja të infektimit me Covid-19, një rritje prej 71 për qind krahasuar me një javë më pare, transmeton portal arbresh.info
Numri aktual i infeksioneve të reja është ndoshta shumë më i lartë për shkak të më pak testimeve në shumë rajone dhe raporteve jo të plota nga disa vende, tha Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 5.4 milionë vdekje dhe 289 milionë të infektuar.
Ekspertja e OBSH-së Maria von Kerkhove tha se individët mund të ndikojnë ende në përhapjen e pandemisë.
Ajo ka bërë thirrje për respektim të distancës, për mbajtje të maskave, ndërsa ka bërë thirrje për ajrosjen e hapësirave dhe shmangien e tubimeve.
“Mos u dorëzohi, së bashku do t’ia dalim nga kjo pandemi”, tha ajo.
OBSH ka kritikuar sërish shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave, duke vënë në dukje se 90 vende të tjera nuk kanë doza të mjaftueshme për të vaksinuar 40 për qind të popullsisë së tyre.
Pabarazia në aksesin ndaj vaksinave “vret njerëzit dhe ekonominë dhe minon rimëkëmbjen ekonomike globale”, tha kreu i OBSH-së Tedros, duke shtuar se nivelet e ulëta të vaksinimit janë një kërcënim global, siç dëshmohet nga shfaqja e llojeve më ngjitëse./arbresh.info/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër