Parlamenti slloven miratoi akordimin e 780 milionë eurove për investime ushtarake gjatë gjashtë viteve të ardhshme.
Ministri i Mbrojtjes, Matej Tonin nënvizoi në mënyrë të përsëritur se mbijetesa afatgjatë e forcave të armatosura sllovene varet nga ky ligj, që përfshin pajisjet e personelit ushtarak dhe modernizimin e infrastrukturës dhe të kazermave.
Shumica e fondeve do t’i kushtohen blerjes së automjeteve të blinduara, për një modernizim të nevojshëm dhe të kërkuar gjithashtu nga NATO, e cila ishte shprehur negativisht për kushtet e ushtrisë sllovene.
Në fillim të vitit 2018, sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenber ishte shprehur se rritja e shpenzimeve për sektorin ishte një shenjë e mirë, por ende shumë e ulët.
Që prej asaj kohe presidenti i Republikës dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, Borut Pahor, kishte kërkuar sqarime dhe azhurnime të rregullta mbi modernizimin e forcave të armatosura.
Ligji u miratua me 48 vota pro dhe 36 kundër.
Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani
PS dhe PD bëhen bashkë, votohet projektrezoluta për integrim...
Miratohet rialokimi i mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë ...
SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej...
Projektligji për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së ...
Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik...