Ushtria amerikane e rriti për herë të pestë numrin e ushtarëve që kanë pësuar lëndime traumatike të trurit pas sulmeve të Iranit në bazat e tyre në Irak, në muajin janar.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se 109 ushtarë amerikanë janë diagnostikuar me dëmtime të lehta traumatike të trurit dhe shtoi se 76 prej tyre janë kthyer në detyrë.
Më herët, Pentagoni ka raportuar për 64 ushtarë të lënduar.
Irani i ka sulmuar dy baza amerikane në Irak më 8 janar, pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë vrarë komandantin e lartë të ushtrisë iraniane, Qasem Soleimani.
Presidenti amerikan, Donald Trump, fillimisht ka thënë se asnjë ushtar nuk është lënduar në sulme.
Kur është pyetur për lëndimet e mundshme traumatike të trurit, Trump ka thënë:
“Unë nuk i konsideroj ato lëndime shumë të rënda, në raport me lëndimet e tjera që kam parë”.
Megjithatë, numri i rasteve me lëndime të tilla ka vazhduar të rritet në javët pas sulmit.
Pentagoni tha se kjo ka ndodhur pasi simptomat e këtyre lëndimeve marrin kohë për t’u manifestuar.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...