Numri i emigrantëve që po përpiqen të hyjnë në Bashkimin Europian në tremujorin e parë të vitit 2022 është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2016, ka thënë agjencia e kufirit dhe rojes bregdetare të BE-së.
Frontex vlerëson se më shumë se 40 mijë njerëz kanë hyrë në vendet e BE-së që nga fillimi i këtij viti, 57 përqind më shumë se një vit më parë, transmeton portal arbresh.info
Shifra nuk përfshin refugjatët nga Ukraina.
Këtë vit, Ballkani Perëndimor ishte rruga më e popullarizuar për emigrantët, sipas Frontex, duke përbërë gati gjysmën e kalimeve të emigrantëve në BE këtë vit.
Shumë migrantë udhëtojnë nëpër Ballkanin Perëndimor për të hyrë në vendet anëtare të BE-së, Kroaci dhe Greqi, ndërsa shumica e tyre janë nga Siria dhe Afganistani.
Frontex shtoi se numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin nga Franca në Britani të Madhe është rritur me 190 përqind, në krahasim me një vit më parë.
Numri i kalimeve të paligjshme të zbuluara nga Frontex në Europën Lindore shënoi rritjen më të madhe nga të gjitha rrugët e migracionit, me 714%.
Kjo ishte për shkak të disa qytetarëve ukrainas që kërkonin të kalonin ilegalisht në BE në pika të paautorizuara të kufirit, megjithëse shumica dërrmuese e ukrainasve kanë mbërritur legalisht përmes kalimeve të rregullta, tha agjencia kufitare
Pothuajse pesë milionë njerëz janë larguar nga lufta në Ukrainë deri më tani, me Poloninë që ka mirëpritur më shumë se gjysmën e tyre dhe Hungaria ka marrë afër gjysmë milioni, sipas shifrave të OKB-së.
Të dy vendet kanë refuzuar që të pranojnë refugjatë nga Lindja e Mesme dhe pse BE “ngriti zërin”ndaj tyre./euronews/arbresh.info/
Ndryshime në Policinë e Shtetit, shpallen pozicionet vakante...
26 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë
Sot deputetët mblidhen në përpjekjen e 30-të për ta konstitu...
Mot me diell dhe vranët
Aksident i rëndë në Gjermani, kamioni shtyp makinën
Sulmi më i rëndë me armë në shkollë në historinë e pasluftës...