Autoritetet shëndetësore izraelite njoftuan se janë konfirmuar 119 raste të reja të infektimeve me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.211
Ministria e Shëndetësisë së Izraelit ka njoftuar se numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Izrael është rritur në 31 ndërsa gjithsej 6.211 raste janë konfirmuar deri më tani.
Nga ministria informuan se mëngjesin e sotëm janë regjistruar pesë vdekje të reja nga koronavirusi, duke e rritur në 31 numrin e vdekjeve.
Autoritetet shëndetësore izraelite njoftuan se janë konfirmuar 119 raste të reja të infektimeve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.211.
Izraeli ka mbyllur shkollat dhe ka ndaluar të gjitha takimet publike me më shumë se 10 persona, qoftë në hapësira të hapura apo të mbyllura.
Nga 15 marsi janë mbyllur të gjitha kompanitë tregtare përpos supermarketeve, barnatoreve, stacioneve të benzinës dhe bankave.
Izraeli gjithashtu ka ndaluar hyrjen e shtetasve të huaj, përpos atyre që kanë vendbanim në izrael./AA
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...