Rritet në 177 numri i emigrantëve të mbytur në Mesdhe në tragjedinë e 21 shtatorit

A PICTURE TAKEN ON FEBRUARY 20, 2016 SHOWS REFUGEES AND MIGRANTS ON A RUBBER BOAT ON THEIR WAY FROM TURKEY TO THE GREEK NORTHERN ISLAND OF LESBOS WAVING TOWARDS GREEK COAST GUARDS OFF MYTILENE, LESBOS. / AFP / STRINGER

19:22 | 27 Shtator 2016
M. A.

Edhe tetë trupa të tjerë të emigrantëve janë nxjerrë sot nga anija e përmbytur në Detin Mesdhe të mërkurën e kaluar, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të emigrantëve të mbytur në këtë tragjedi në 177.

Anija e emigrantëve u përmbyt në Mesdhe pasi që ishte nisur nga bregdeti i Nile Delta, më 21 shtator, transmeton Express.

Ekipet e shpëtimit dhe peshkatarët kanë thënë se i kanë shpëtuar të paktën 169 njerëz, ndërkohë që ekziston një huti se sa persona të tjerë mund të mos jenë numëruar.

Ndërkohë, anija e përmbytur është nxjerrë nga thellësia e detit dhe sipas zëdhënësit të rajonit Beheira, ka mundësi që anija të përmbajë dhjetëra trupa.

Organizatat Ndërkombëtare për Emigracion ka thënë sot se ende është duke e hetuar incidentin dhe se beson se rreth 300 njerëz gjendeshin në anije në momentin e përmbytjes.

Shpërndaje në rrjete sociale