Sipas raportit të fundit, përgatitur duke vlerësuar të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat) për vitin 2017, Franca është vendi ku janë kryer më shumë krime kundër grave, transmeton arbresh.info
Franca, Gjermania dhe Anglia janë vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), ku ky fenomen është më shumë i përhapur.
Sipas Eurostat në një vit në Francë janë vrarë 601 gra, kurse në Angli 1 në çdo 3 gra e vajza përballet me fenomenin e dhunës.
Numri i grave dhe vajzave të vrara në krimet e kryera nga meshkujt në Gjermani është 380, në Angli 227 dhe në Spanjë 113. Kurse në Itali në vitin 2018 janë vrarë 142 gra.
Sipas raportit te Komisionit për Barazinë Gjinore në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) 1 në çdo 3 gra e vajza më të mëdha se 15 vjeç në vendet e Bashkimit Evropian (BE) përballet me dhunën fizike ose seksuale të një mashkulli./arbresh.info/
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...