Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar gjashtë të vdekur nga koronavirusi. Një ditë më parë u raportuan katër viktima.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,128, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 684 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 206,242. Një ditë më parë kishte më pak raste, 633.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...