Kompanitë që merren me organizimin e pushimeve kanë raportuar rritje në rezervime, pasi që tashmë ka nisur dhënia e vaksinave anti-Covid.
Kjo gjë u ka dhënë shpresë njerëzve që do të mund të udhëtojnë shpejt jashtë vendit, transmeton portali arbresh.info
Përkundër një serie negative të njoftimeve për pushime ditëve të fundit, përfshirë edhe mbylljen e korridoreve ajrore dhe fjalëve për kujdes të shtuar nga ministritë e vendeve të ndryshme, ka shenja që ata që janë në rendin e parë të vaksinimit kanë nisur me planifikimin e udhëtimet dhe se janë të gatshëm të marrin pushim këtë vit.
Asociacioni i udhëtimit Abta tha se ka dëgjuar nga mbi 50 anëtarët sa numëron kjo shoqatë në rezervime të hershme më shumë se sa zakonisht.
Saga, e cila specializohet në pushime për moshën mbi 50 vjeç, raportoi rritje të numrit të rezervimeve për këtë vit dhe tjetër./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin