Që nga fillimi i muajit Korrik ka pasur shenja se numri i rasteve me Covid-19 po rritet sërish në Mbretërinë e Bashkuar. “Metro” shkruan se numri ditor i rasteve të reja pozitive është rritur që nga fundi i Qershorit.
Shtrimet në spital dhe numri i shtretërve të zënë nga pacientët me Covid janë rritur gjithashtu në krahasim me nivelet e fund-Qershorit. Të dhënat e fundit zyrtare të qeverisë tregojnë se infeksionet dhe shtrimet në spital janë ende në rritje. Nga ana tjetër, të dhënat e aplikacionit Zoe, i cili përdoret për të gjurmuar simptomat dhe infeksionet Covid të bëjnë të mendosh se vala aktuale mund të ketë arritur tashmë kulmin.
Por ngaqë Zyra për Statistikat Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar nuk publikon më të dhëna për të infektuarit me Covid, tani nuk është e mundur të dihet me ndonjë shkallë sigurie se sa infeksione po regjistrohen në Mbretërinë e Bashkuar çdo ditë.
Por megjithatë, me rritjen e të infektuarve me Covid, rastet që kanë kërkuar trajtim spitalor janë shumë më të ulëta se nivelet që kanë qenë në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme./tvklan.al/
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...