NATO-ja ka regjistruar 780 incidente të shkaktuar nga aeroplanët rus në hapësirat ajrore të vendeve anëtare të Aleancës, shkruan The Independent.
Në shënimin e tensioneve më të larta mes Aleancës dhe Rusisë që nga përfundimi i “Luftës së Ftohtë”, NATO-ja ka rritur aktivitetin e saj për të përgjuar aeroplanët ushtarak rus.
The Independent shkruan se në vitin 2015 janë regjistruar 410 incidente, dhe krahasuar më vitin 2016, ka rritje të theksuar.
Në disa incidente, bombarduesit rusë janë parë duke iu afruar në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk raportohet për shkelje të hapësirës ajrore britanike.
Nga ana tjetër, numri i përgjimeve të aeroplanëve rus në Evropën Lindore ka rënë gjatë vitit të kaluar, në krahasim me vitin 2015.
Ministria e Mbrojtjes Lituanisht pretendon të ketë shënuar 110 incidente në vitin 2016, kurse në 2015 janë regjistruar 160 incidente.
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve