Refugjatët që po bëjnë përpjekje për të kaluar në Evropë përmes kufirit Edrenë-Kastimines janë rrahur e zhveshur nga autoritetet greke.
Kështu raporton TRT, ku thotë se atyre u janë marrë celularët dhe janë shtyrë në pjesën neutrale të kufirit, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë Greqia ka njoftuar se do të pezullojë aplikimet për azil për tre muaj.

Këtë veprim të shtetit helen e ka kritikuar OKB, duke thënë se nuk ka asnjë bazë ligjore sipas ligjit ndërkombëtar.
Sipas ligjit ndërkombëtar, konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për refugjatët, çdo person që nuk ndihet i sigurtë dhe largohen nga vendet e tyre për shkak të luftës dhe frikës së ngjashme, ka të drejtën e strehimit në një vend tjetër.

Edhe në nenin 14-të të Deklaratës të të Drejtave të Njeriut përfshihet shprehja se “Përballë përndjekjes të gjithë kanë të drejtë që të përfitojnë nga e drejta për të kërkuar strehim dhe për tu strehuar në vende të tjera”.
Ndërsa sipas “Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit” i cili formëson politikën e imigracionit të BE-së dhe mbi të cilin po punohet ende, thuhet se duhet t’i jepet azil “atyre personave që ndodhen përballë persekutimit serioz dhe dëmtimit në vendin e tyre dhe ndaj atyre që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”. /arbresh.info/

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...