Një avion turistik është rrëzuar në Alpet zvicerane. Sipas raportimeve të para, disa persona kanë humbur jetën. Një zyrtar lokal ka thënë për RTN Radio se kishte disa viktima, por nuk ka dhënë detaje apo një numër.
“Familjet e viktimave duhet të informohen së pari”, shpjegoi një zëdhënës i policisë, Georges-Andre Losuet.
Disa orë më vonë, policia zvicerane njoftoi se ka tre të vdekur, piloti dhe dy pasagjerë. Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim për shkaqet e aksidentit.
Rrëzimi i avionit turistik ndodhi në Ponts-de-Martel në malet Neuchâtel të Alpeve, pranë kufirit të Zvicrës dhe Francës.
Aksidenti ka ndodhur në një zonë të pjerrët dhe të vështirë rreth orës 10:20 të mëngjesit të së shtunës./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...