Rrëzohet një aeroplan në Oqeanin Paqësor, humbin jetën gjashtë persona

07:28 | 10 Qershor 2025
E.K

Një avion i vogël, që ishte nisur nga Santa Rosa, Kaliforni, me destinacion Honolulun në Havai, është rrëzuar fatkeqësisht në Oqeanin Paqësor, rreth 64 kilometra larg bregut të Half Moon Bay. Nga përplasja tragjike, humbën jetën të gjithë gjashtë personat që ndodheshin në bord – përkatësisht piloti dhe kopiloti.

Sipas të dhënave nga autoritetet, bëhej fjalë për një avion të tipit Viking Air DHC-6-400 Twin Otter – një mjet ajror me dy motorë turbopropelantë, i ndërtuar për të mbajtur deri në 19 pasagjerë. Ky model përdoret zakonisht për fluturime të shkurtra dhe në terrene të vështira, falë aftësisë së tij për të u ulur në pista të kufizuara apo në sipërfaqe uji.

Garda Bregdetare e SHBA-ve ndërhyri menjëherë me një operacion intensiv kërkimi dhe arriti të gjejë mbetjet e avionit nën ujë. Hetimet paraprake tregojnë se në avion ndodhej vetëm ekuipazhi prej gjashtë vetash dhe, për fat të keq, të gjithë humbën jetën në vendin e ngjarjes. Fluturimi nuk kishte pasagjerë të tjerë, raporton Newsweek.

Shpërndaje në rrjete sociale