Kancelari gjerman Olaf Scholz derisa kishte dalë për vrapim është rrëzuar dhe ka pësuar mavojisje në fytyrë, ku si pasojë është detyruar të anulojë takimet për këtë fundjavë, ka njoftuar qeveria gjermane.
Qeveria njoftoi se lideri gjerman 65-vjeç, ka pësuar “një fatkeqësi të vogël sportive” dhe se ka anuluar takimet e parapara për të dielën në rajonin Hesen, ku më 10 tetorit do të mbahen zgjedhjet lokale, transmeton Telegrafi.
Në profilin e ueb-faqes së partisë, Scholz ka shkruar se kishte urryer sportin derisa ishte në shkollë, por dashuria për të iu rrit falë ndikimit të gruas Brite Ernst.
“Tani dal për vrapim sa më shumë që mundem”, thuhet në ueb-faqe, ku ndër tjera theksohet se mundohet të gjej kohë edhe për shëtitje dy apo tri herë në javë dhe aktivitete tjera sportive siç është ngasja e biçikletës.
Scholz është kancelar i Gjermanisë nga viti 2021, e më herët kishte ushtruar detyrën e ministrit të Financave dhe ishte kryetar i qytetit të Hamburgut.
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...