Sot në provincën Java Qendrore të Indonezisë është rrëzuar një helikopter i ushtrisë, me çka jetën kanë humbur tre nga nëntë personat në bord, sipas një televizioni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga ushtria për incidentin.
Në helikopter ndodheshin nëntë persona, raportoi Kompas TV. Gjashtë persona u lënduan dhe transportuan në dy spitale në rajonin Kendal, ku ndodhi rrëzimi, thuhet në lajm.
“Helikopteri po fluturonte shumë poshtë kur u rrëzua, duke shkaktuar një zhurmë shumë të madhe”, tha Eka, një dëshmitar i cili u citua nga Kompas TV.
“Dy pasagjerë kërcyen para përplasjes dhe pas kësaj pati tre apo katër shpërthime”, thuhet më tej.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...