Një helikopter ushtarak është rrëzuar në Ganë duke u marrë jetën 8 personave, përfshi dy ministra.
Ushtria e Ganës deklaroi se Ushtria ganeze tha se helikopteri u nis në mëngjes nga kryeqyteti, Accra, dhe po shkonte në veriperëndim në brendësi të vendit, drejt zonës së minierave të arit të Obuasi në rajonin Ashanti, kur u zhduk nga radari. Mbetjet e helikopterit u gjetën më vonë në zonën Adansi të Ashanti.
Nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të helikopterit, ndërsa qeveria ka bërë me dije se mes viktimave ndodheshin edhe Ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boamah dhe Ministri i Mjedisit Ibrahim Murtala Muhammed.
Po ashtu, në helikopter ndodheshin edhe nënkryetari i partisë në pushtet të Kongresit Demokratik Kombëtar Samuel Sarpong, këshilltari i lartë për sigurinë kombëtare Muniru Mohammed si dhe dhe katër anëtarët e ekuipazhit.
Autoritetet po vijojnë hetimet për gjetjen e shkakut të aksidentit fatal. Aksidenti ishte një nga katastrofat më të këqija ajrore në Gana në më shumë se një dekadë./rtsh
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën