Videoja amatore e filmuar brenda kabinës së helikopterit që u rrëzua në lumin e New Yorkut, shfaq pasagjerët që nuk arrijnë të dalin nga helikopteri për shkak të sasisë së madhe të ujit që kishte hyrë brenda dhe kishte bllokuar dyert.
“Si duhet ta pres këtë”, dëgjohet një pasagjer duke pyetur vetëm 13 sekonda pasi helikopteri mbulohet i tëri nga uji në lumin East. Ngjarja tragjike ka ndodhur në mars të vitit të kaluar, kurse autoritetet e sigurisë kanë publikuar tani transkriptin e bisedës që ishte zhvilluar në momentet e fundit
Pamjet janë marrë nga kamera GoPro e montuar brenda kabinës së helikopterit, kurse hetuesit po bëjnë analiza nëse rrëzimi i aeroplanit ishte shkaktuar nga faktori njeri apo ndonjë defekt teknik.
Si rezultat i rrëzimit të fluturakes, pesë pasagjerët kishin humbur jetën ku trupat e tyre janë nxjerrë nga zhytësit e policisë, të cilët ishin mobilizuar për ta kryer operacionin për shkak të ujërave të turbullta. /Telegrafi/
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?