Një helikopter është rrëzuar në Alpet Franceze duke ia marrë jetët pesë personave nga gjashtë sa ishin në bord, thonë zyrtarët.
Mjeti, nën pronësinë e një kompanie private ishte duke kryer një mision shpëtimi kur u rrëzua në afërsi të qytetit Bonvillard në zonën Savoie, transmeton portali arbresh.info
Shkaktari i aksidentit ende nuk dihet, por zyrtarët thonë se mund të jetë shkaktuar nga moti i ligë.
Alarmi është ngritur nga piloti i cili arriti të ikte nga helikopteri dhe u gjet i lënduar rëndë.
Helikopteri i përket Shërbimit Aérien Français, një kompani private që kryen misione kërkimi-shpëtimi dhe shërbime të tjera ajrore në të gjithë Francën.
Në një cicërimë, presidenti francez Emmanuel Macron ndau “mbështetjen nga kombi për familjet, mikun dhe kolegët e këtyre heronjve francezë”.
Autoritetet franceze thanë se helikopteri – një Eurocopter EC135 – po mbante një ekuipazh shpëtimi ajror në një mision stërvitor kur ra nga një lartësi prej 1,800 metrash./arbresh.info/
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...