Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Polake u rrëzua gjatë një prove për një paradë ajrore në Radom, në qendër të Polonisë, ku për pasojë humbi jetën piloti, njoftoi ushtria.
“Një pilot i Ushtrisë Polake humbi jetën në rrëzimin e një avioni F-16 – një oficer që gjithmonë i shërbeu vendit me përkushtim dhe guxim të madh. I përulem kujtimit të tij”, shkroi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, në rrjetin X pas mbërritjes në vendin e ngjarjes.
Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura bëri me dije se incidenti përfshiu një avion nga Baza Ajrore Taktike nr. 31, pranë qytetit Poznan, dhe fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar.
“Sapo ndodhi aksidenti, u nisën menjëherë operacionet e shpëtimit në vendngjarje,” thuhet në deklaratën zyrtare.
Pamjet e publikuara nga mediat polake tregojnë avionin duke kryer një manovër ajrore të rrezikshme përpara se të përplasej me tokën dhe të përfshihej nga flakët.
Sipas raportimeve lokale, avioni ra mbi pistë rreth orës 19:30 me orën lokale, duke e dëmtuar atë rëndë. Si pasojë, parada ajrore e planifikuar për fundjavën në Radom është anuluar.
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Publikohet fotografia e Epstein me Princin e Arabisë Saudite
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...