Një avion mallrash u rrëzua në det pranë Bregut të Fildishtë, pak pas nisjes nga aeroporti i Abixhanit, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 6 të tjerëve.
Avioni, me helikë të jashtme, u gjet pranë një plazhi ku ekipet e shpëtimit u panë teksa mjekonin pjesëtarët e mbijetuar të ekuipazhit.
Mjeti fluturues po transportonte një ngarkesë për ushtrinë franceze, siç bënë me dije burime të sigurisë për mediat vendase.
Aksidenti ndodhi gjatë një stuhie të fortë, me reshje të dendura shiu dhe vetëtima. Sipas raportimeve, avioni ishte një “Antonov” i prodhuar në Ukrainë.
Tri vajza të zhdukura brenda 24 orëve të Kosovë
Bastisje në Prishtinë dhe Mitrovicë për falsifikim të dokume...
Bllokimi i ishullit urban, Rama: Prishtina nuk ka me mbet pe...
Vazhdon shtrenjtimi i naftës, publikohen çmimet e derivateve...
Arrestohet në Prishtinë një 25-vjeçar i dënuar për armëmbajt...
Osmani bashkë me Abdixhikun të dielën në Zvicër, takojnë mër...