Pesë anëtarë të së njëjtës familje kanë vdekur pasi aeroplani me të cilin po fluturonin u rrëzua në Georgia të Shteteve të Bashkuara.
Policia lokale njoftoi se kjo familje ishte nisur për të marrë pjesë në një funeral në Indiana, transmeton Gazeta Express.
Polici Howard Sills tha se ishte i ulur në zyrë kur e dëgjoi një shpërthim të madh. Disa minuta më vonë, erdhi një telefonatë. Një banor lokal njoftoi se e ka parë një aeroplan në ajër që kishte marrë flakë.
Më vonë pati edhe thirrje të tjera dhe njerëzit treguan se i kanë gjetur mbetjet e aeroplanit të rrëzuar.
Autoritetet njoftuan se mbetjet e aeroplanit ende po nxirrnin flakë, kur në vendin e ngjarjes kishin arritur ekipet e emergjencës.
Fëmijët që humbën jetën në këtë aksident janë identifikuar me emrat Jayce dhe Alice Lamont. Në aksident vdiqën edhe dy prindërit e tyre.
Pritet që për këtë rast hetimet t’i fillojë Administrata e Aviacionit Civil.
Abdixhiku takohet me Osmanin, thotë se biseduan për Bordin e...
Ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollë, ndalohet mësimdhë...
PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativë...
9 nga 51 të intervistuarit ndalohen për “manipulim të votave...
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...